Nënshkrimi i Ivanovit, i panevojshëm për emrin

Nënshkrimi i Ivanovit, i panevojshëm për emrin

Nuk ka nevojë për pritjen e nënshkrimit të Presidentit të shtetit, e as për ndonjë procedurë tjetër shtesë.

Eksperti i së drejtës kushtetuese dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, thotë se me votimin e djeshëm në Kuvend, ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi.

“Me shpalljen e djeshme të amendamenteve kushtetuese 33, 34, 35 dhe 36 në fakt ata tashmë janë në fuqi. Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës, me shpalljen e ndryshimeve, përkatësisht amendamenteve, ato hyjnë në fuqi. Ashtu siç edhe vetë Kushtetuta me aktin e votimit hyn në fuqi”- tha Trendavil Ivanovski, ekspert i së drejtës kushtetuese.

Tani vijon ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek – një proces për të cilin Ivanovski beson se do të bëhet me sukses. Në të kundërtën gjithçka kthehet siç ka qenë, siç edhe parashikohet me ligjin kushtetues.

“Kjo do të thotë se marrëveshja nuk është miratuar, që do të thotë se as ndryshimet kushtetuese nuk janë miratuar, apo amendamentet kushtetuese nuk janë miratuar, sepse të gjithë ata ishin në funksion të amendamentit 33, dhe ai ishte për ndryshimin e emrit të shtetit”- pohoi Trendavil Ivanovski, ekspert i së drejtës kushtetuese.

Kryeministri Zaev njoftoi se, dje Parlamenti miratoi një vendim për shpalljen e amendamenteve dhe për shpalljen e ligjit kushtetues dhe se ato që sot do të publikohen në Gazetën Zyrtare.

 

Shpërndaje në: