Nënshkrimi i Neymar i kushtoi Parisit 489 milionë euro

Nënshkrimi i Neymar i kushtoi Parisit 489 milionë euro

Mund t’iu duket e pabesueshme, por PSG pagoi plot 489 milionë euro për nënshkrimin me Neymar.

Kontrata e nënshkruar nga braziliani Neymar me PSG në vitin 2017, më në fund është zbuluar.

Kur PSG nënshkruante me Neymar, u thye rekordi botëror për transferime, por duket se shuma e paguar realisht ka qenë edhe më e lartë sesa raportohej asokohe,

Klubi francez në fakt pagoi në total 489,228,117 euro, përcjell Periskopi.

Barcelona siguronte 222 milionë euro nga kartoni i Neymar. Kontrata e Neymar kishte një pagë prej 43,334,400 euro për pesë sezone.

Si sshtesë, ai do të mbetej te PSG për një sezon të gjashtë, me një pagë prej 50,556,117 euro.

Llogaritur të gjitha këto shifra dhe detaje të tjera, transferimi i Neymar i kushtoi skuadrës së PSG plot 489,228,117 euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: