Nënshkruhet kontrata për furnizimin e Prishtinës me autobusë, ja si duken ata
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për furnizim me autobus të Trafikut Urban në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë disa detaje rreth furnizimit me këta autobusë.
“Një proces i stërzgjatur që përfundimisht po finalizohet pas kalimit të garancion në Kuvendin e Kosovës. Në bashkëpunim me BERZH-in shpallëm fituesin dhe nënshkruam kontratën për autobusët e rinj. 51 autobusët e rinj do të jenë në transportin publik. Dua t’i potencoj disa gjëra; T’i kthejmë sa më shumë njerëz në transport publik, në vend që t’i kemi 50 makina, atëherë atë do ti zëvendësojmë me një autobusë. Autobusët janë të standardi “euro 6”, standard modern”, ka thënë ai.
Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka konfirmuar për “Indeksonline” se autobusët e trafikut urban do të vijnë shumë shpejt në kryeqytet.
“Po, brenda 90 ditëve autobusët do të jenë në funksion për Prishtinën”, ka thënë ai.





