Nënshkruhet marrëveshja e shumëpritur për grurin e bllokuar ukrainas

Nënshkruhet marrëveshja e shumëpritur për grurin e bllokuar ukrainas

Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruajtur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për të lejuar eksportin e grurit të bllokuar në portet e Detit të Zi, marrëveshje që mund të shmangë një krizë globale të tmerrshme të ushqimit, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Stamboll të pranishëm ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe presidenti turk, Recep Erdogn, që ka pasur një rol kyç gjatë negocitave që kanë zgjatur për muaj të tërë.

Guterres tha se marrëveshja do të mundësonte eksportin e grurit nga Ukraina dhe se Kombet e Bashkuara do të punojnë që të sigurohet ky proces.

Zyrtarët e OKB-së thanë se dërgesat e para mund të fillojnë që nga e shtuna. /Periskopi/.

Shpërndaje në: