Nëntë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Nëntë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

28 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

21 nga ta janë në oksigjenoterapio, teksa nëntë prej tyre janë në gjendje më të rëndë, shkruan lajmi.net.

Spitali i Pejës me anë të raportit 24 orësh njofton po ashtu se një pacient është shëruar nga COVID-19 gjatë kësaj periudhe në këtë spital.

Njoftimi i plotë:

Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 186 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,046 analiza.
6 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 2, dhe kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 163 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
97 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 53 Rëntgen, 32 EHO dhe 12 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 28 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 21 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Shpërndaje në: