Neonazisti që kërkon të bëj ‘xhihad të bardhë’ dha fjalim të zjarrtë ku tha se Hitleri ishte ‘tepër i mëshirshëm”

Neonazisti që kërkon të bëj ‘xhihad të bardhë’ dha fjalim të zjarrtë ku tha se Hitleri ishte ‘tepër i mëshirshëm”

Jack Renshaw ka pranuar se kishte provuar të vriste anëtaren e parlamentit nga laboristët, Rosie Cooperin, përcjell Periskopi.

Ai dha një fjalim ku tha se Adolf Hitler ishte “tepër i mëshirshëm”, megjithëse për faj të tij u vranë 30 milionë njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore, mes të cilëve 6 milionë hebrej.

Vrasja e parlamentares ishte pjesë e atij që ai e quan “xhihadi i bardhë”. Cooper, 68 vjeçarja, është mbështetëse e emigracionit dhe kjo ishte arsyeja pas një vendimi të tillë.

Ai ka pranuar se mund të përgatiste një akt të terrorizmit por ka mohuar që anëtarët e Aksionit Nacional ishin pas tij. /Periskopi

Shpërndaje në: