Nervozohet Muller: Nuk ka asgjë për të diskutuar, Lewandowski duhet ta fitojë Topin e Artë

Nervozohet Muller: Nuk ka asgjë për të diskutuar, Lewandowski duhet ta fitojë Topin e Artë

Thomas Muller ka dhënë mendimin e tij për Topin e Artë.

Nesër ndahet Topi i Artë dhe favoritët janë Lionel Messi e Robert Lewandowski. Shumë zëra thonë se argjentinasi tashmë ka marrë lajmin e triumfit.

Megjithatë, gjermani Muller as nuk e vë në diskutim çështjen se polaku Lewandowski duhet ta fitojë trofeun.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar: Lewandowski duhet ta fitojë Topin e Artë, pikë”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Thomas Muller e ka shprehur qartë mendimin e tij për Sky Sport në lidhje me garën për çmimin më prestigjioz individual:

“Në Spanjë mund të thonë edhe se Benzema ka bërë mirë, por Lewandowski ka fituar gjithçka me ne.

“Do ta kishte fituar edhe vitin e kaluar, dhe në sezonin e fundit ka vendosur një rekord të ri në Gjermani”. /Periskopi/

Shpërndaje në: