Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”, të ndodhur në fshatin Tërstenik komuna e Drenasit.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për çfarëdo informacioni rreth të dyshuarit, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarit të implikuar në rast.

“Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin, lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij”, thuhet në kërkesën e policisë.

 

Shpërndaje në: