Nëse kaloni shumë kohë me partnerin, keni nevojë për ca këshilla

Periskopi.com Zoya

Kur thua “kohë bashkë” duket si togfjalëshi perfekt për një çift të dashuruarish, por ja që realiteti është më i vështirë nga ç’mendojmë ne. Të ngecësh brenda një rutine, të mos kesh hapësirën tënde dhe të kalosh gjithë kohën me një njeri të vetëm (pavarësisht ndjenjave) mund të bëhet e lodhshme.

Më shumë kohë seç duhet pranë partnerit, shoqërohet me pasoja në lidhjen në çift si dhe atë me veten. Ç’mund të bëni për të kthyer pasionin?

1. Mos neglizhoni kohën me miqtë dhe familjarët

Vetëm se jeni në një lidhje dhe ndiheni komod s’do të thotë të lini pas dore marrëdhëniet e tjera. Komunikimi dhe të dalat me një person të vetëm krijojnë varësi, frike nga ndarja, ankth dhe mendime të këqija. Thënë këtë, duhet që secili nga ju kalojë kohë vetëm me familjen dhe miqtë.

2. Në vend që të supozosh, është më mirë të pyesësh

Bëni mirë të reflektoni në lidhje me nevojat e partnerit, si mund t’i ndihmoni ata apo ti bëni pak më shumë të lumtur. Ja keni bërë ndonjëherë pyetjen “çfarë të acaron më shumë nga unë”?

3. Përpiquni të kuptoni arsyen pas mërzisë së tyre

Komunikoni dhe bëni aktivitete të veçanta bashkë. Dilni për pak jashtë rutinës.

4. Gjej ekuilibrin mes kohës vetëm dhe kohës me të

Eshtë shumë e rëndësishme të kaloni kohë me veten. Mos e ktheni lidhjen në raport toksik duke mbytur njëri-tjetrin.

5. Situatat e vështira kalojini me humor

Edhe sikur të jeni në mes të një sherri, një gjest i lezetshëm do ta ndryshonte atmosferën, prandaj bëjeni humorin pjesë të çdo momenti tuajin.

6. Fokusohuni në gjërat e mira të partnerit

Në vend që të mendoni sa rrëmujaxhi është, kujtojini vetes sa baba i mirë është për fëmijët tuaj dhe sa besnik ndaj jush. Këto lënë në hije gjithçka tjetër.

Burimi: Bright Side