Nëse kualifikohet nga Liga e Kombeve në Euro 2020, Kosova luan në të njejtin grup me gjigantin botëror

Nëse kualifikohet nga Liga e Kombeve në Euro 2020, Kosova luan në të njejtin grup me gjigantin botëror

Zhvillimi i Euro 2020 në vende të ndryshme të Europës, me një formulë unike që sheh skuadrat të udhëtojnë sa në një shtet në tjetrin, ka krijuar pak kaos, por edhe ka bërë që për arsye gjeografike, disa skuadra të dinë që tani në cilin grup do të jenë e ku do të luajnë ndeshjet e tyre pa pritur shortin e 30 nëntorit.

Skuadrat ndahen në 6 grupe me nga katër skuadra, por ka që tani një grup i cili ka të përcaktuar për arsye logjistike 3 prej tyre e pret të mësojë vetëm emrin e katërt.

Kështu, rrethanat gjeografike si the paracaktimi se në cilat shtete do të luhen ndeshjet e disa skuadrave që janë organizatore të turneut dhe kanë vënë në dispozicion stadiumet, kanë bërë që Grupi B të njohë që tani rivalët me Belgjikën, Rusinë dhe Danimarkën që do të jenë pjesë e tij.

Related image

Ndërsa në varësi të shortit dhe emrave të mundshëm që kualifikohen nga play-off, pritet që emri i katërt të jetë Finlanda. Mes Rusisë dhe Danimarkës do të ketë short për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse në të tre ndeshjet në fushën e vet.

Për arsye gjeografike, duket e paracaktuar që tani edhe se në rast kualifikimi, Kosova do të përfundojë në grupin e Italisë, por konfirmimi do të vijë nga UEFA.

Në teori, në rast kualifikimi, Kosova do të luante duelin ndaj Italisë në Romë, ndërsa dy ndeshjet e tjera në Baku në Azerbajxhan.

Gjithçka duket shumë e komplikuar dhe vetëm shorti i 30 nëntorit do të qartësojë disi lëmshin që ka krijuar zhvillimi me një formulë të pazakontë e që vështirë të përsëritet më të turneut.

GRUPET
Grupi A: Itali
Grupi B: Belgjikë, Rusi, Danimarkë
Grupi C: Ukrainë, Holandë
Grupi D: Angli
Grupi E: Spanjë
Grupi F: Gjermani

Skuadrat e Italisë, Holandës, Anglisë, Spanjës dhe Gjermanisë do të luajnë të tre ndeshjet në fazën në grupe në vendin e tyre, ashtu si edhe njëra mes Rusisë e Danimarkës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: