“Nëse LDK hyn me PAN-in, ndahen rrugët tona”

“Nëse LDK hyn me PAN-in, ndahen rrugët tona”

Deputeti i ri i LDK-së, Driton Selmanaj edhe njëherë e ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për koalicionin me PAN-in.

“Po, largohem nga LDK nëse ndodhë koalicioni me PAN-in. Qëndroj prapa atij qëndrimi”, tha ai në emisionin “Ora e fundit” në Klan Kosova.

Ai tha se me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn flasin vetëm atëherë kur AAK e Nisma dalin nga PAN-i.

“Me z. Haradinaj, me z. Limaj, por edhe me z. Kurti mund të bashkëpunohet”, tha ai.

Shpërndaje në: