“Nëse më puth, do e puth”, Fifi flet për raportin me Granit Canën

Periskopi.com Showbiz

Fifi dhe Granit Cana po vazhdojnë të jenë banorët më të komentuar brenda shtëpisë më të famshme, Big Brother VIP.

Dyshja, të cilët janë kthyer në një emrat më të përfolur, duket se kanë filluar njohjen me njëri-tjetrin por që deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Derisa ngacmimet dhe deklaratat nuk mungojnë, ky raport i tyre së fundmi u diskutua edhe ndërmjet Fifit e banorit tjetër, Donald Veshaj.

Artistja nga Ferizaj theksoi se dëshiron ta njohë më shumë, por që nuk dëshiron të nxitohet.

“Unë realisht dua të njoh. Unë kam bërë sa kam bërë. Nuk dua të nxitohem në veprime”, ka thënë Filloreta Raçi (emri i vërtetë).

E pyetur më tej nga Donaldi se çfarë do bënte nëse do merrte një puthje nga Graniti, këngëtarja u shpreh se do bënte të njëjtën gjë: “Nëse do më puth, do e puth edhe unë”.

Edhe futbollisti deklaroi se ka një pëlqim për Fifin, por që është akoma herët për të thënë diçka më shumë.

Banorët ndërkaq do qëndrojnë deri në janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./Telegrafi/