Nëse mendoni se çokollatat kanë vetëm vlera të këqija për shëndetin, e keni gabim!

Nëse mendoni se çokollatat kanë vetëm vlera të këqija për shëndetin, e keni gabim!

Ëmbëlsirat janë gjithnjë zgjidhje e mirë kur trupi jonë do pak energji ose kemi nevojë për ngritjen e humorit. Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë se a ka apo jo ndonjë arsye specifike që trupi ka këto ndjesi kur han çokollata ose ëmbëlsira është koha që ta kuptoni njëherë e mirë. Përfitimet që merrni nga çokollata sidomos ajo e zeza fillojnë menjëherë kur e kafshoni dhe vazhdojnë dhe për disa kohë mbas:

1. Çokollata mbron nga hemoragjia cerebrale.: Nga një studim suedez i vitit 2011, rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë se 45 gramë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemorragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë.

2. Çokollata përmirëson funksionimin e zemrës: Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zemrën është aftësia e saj për të luftuar inflamacionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare.

3. Çokollata lufton diabetin” Nga një studim italian i vitit 2005, rezultoi se ngrënia e rregullt e çokollatës rrit prodhimin e insulinës, duke reduktuar kështu rrezikun e diabetit.

4. Çokollata mbron lëkurën:Harrojini ato që keni dëgjuar se çokollata ju shkakton akne. Çokollata e zezë në fakt ju bën mirë për lëkurën. Antioksidantët flavonoidë që gjenden te çokollata e zezë, ju ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravioletë të diellit. Por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga kremi mbrojtës.

Shpërndaje në: