Nëse një mashkull bën këto 10 gjëra për ty, është i dashuruar kokë e këmbë!

Nëse një mashkull bën këto 10 gjëra për ty, është i dashuruar kokë e këmbë!

Nëse doni të dini se si është dashuria e vërtetë, shmangni filmat. Dashuria e vërtetë nuk është vetëm një përqafim i ngrohtë, një shikim pasionant ose fluturat në stomak.

Dashuria nuk është e përsosur dhe kjo e bën të duket e përsosur. Në vend të kësaj, jepini rëndësi këtyre gjërave që një mashkull bën për ju.

Këto janë 12 gjërat që tregojnë se një mashkull i dashuruar do ti bëjë për ju.

1.Ai i plotëson gjithmonë premtimet e tij, nuk ka rëndësi sa e vështirë është. Ai është gati që të sakrifikojë kohën e tij për të të ndihmuar ty duke treguar se të konsideron si prioritetin e jetës së tij.

2.I jep rrethit tënd të shoqërisë, përfshirë miqve dhe familjes tënde, respektin që mertojnë. Ai e shmang gjykimin për ta dhe kujdeset që të mbajë mend detaje si ditëlindja e prindërve tuaj që të tregojë se i konsideron gjithmonë.

3.Një mashkull që të do tregon gjithmonë vëmendje ndaj teje, të mbështet në cdo mënyrë të mundshme dhe ju jep kohën që ju nevojitet. Kjo tregon se xhelozia e tij duhet të ketë një limit, kontrolli për ju nuk duhet të ekzistojë dhe nuk do të të kritikojë për vendimet e tua. Nëse ai dyshon në cdo gjë që ti bën, atëherë nuk të do aq sa thotë.

4.Për pjesën më të madhe të meshkujve, miqtë vihen në krye të listës, sidomos kur bëhet fjalë për të parë një ndeshje futbolli. Por nëse partneri juaj dëshiron të qëndrojë me ty edhe kur po luan skuadra e tij e preferuar, ai të do vërtetë.

5.Mënyra më e thjeshtë për të parë nëse partneri të do është në kohëra të vështira. Nëse ai i konsideron problemet e tua si të parëndësishme, ai nuk të do. Këtu bëhet fjalë edhe për çështje si dështimi në një provim apo gjendja e rënduar psikologjike. Nëse të do, qëndron pranë teje dhe të dëgjon, duke mos harruar që të të dhurojë dashuri.

6.Çdo vendim i rëndësishëm, qoftë ai i blerjes së një shtëpie apo investimi i parave në një projekt duhet të bëhet nga të dy, sidomos nëse flitet për paratë tuaja. Nëse partneri juaj thotë: “Nuk të thashë sepse e dija që ti do ta aprovoje gjithsesi”, kjo është një shenjë se nuk të do sa duhet.

7.Ashtu siç dashuria nuk është perfekte, as njerëzit nuk janë. Nëse partneri juaj e kupton këtë dhe i duken normale gabimet, ai është i duhuri. Në një lidhje, do të përballeni me anët pozitive dhe negative të njëri-tjetrit. Duhet shumë forcë dhe durim për të pranuar këtë dhe nëse një mashkull qëndron pranë jush edhe kur sheh anën më të errët që keni, ai të do vërtet.

8.Një mashkull që është i dashuruar me ty do të të përfshijë gjithmonë në planet e tij. Ai do kërkojë opinionin tënd, do të të thojë për një çështje urgjente që ta zgjidhni të dy bashkë. Nëse nuk e bën këtë, nuk të sheh në planet e tij të së ardhmes.

9.Vendos shëndetin tënd para vetes. Nëse ndiheni të sëmurë psikologjikisht apo fizikisht, ai e vendos veten në plan të dytë që të kujdeset për ty. Ai do e konsiderojë gjithmonë mirëqenien tuaj si gjënë më të rëndësishme në jetë.

10.Nuk ka rëndësi se sa e çmendur është ideja, për aq kohë sa ty të bën të lumtur, ai do të të mbështesë në çdo gjë. Një mashkull që të do nuk frikësohet nga opinioni apo kritikat e të tjerëve. Prandaj zgjidhni një partner që ju mbështet atëherë kur të gjithë të tjerët nuk kanë besim tek ju.

Shpërndaje në: