Nesër fillon fushata e korrje-shirjeve në Gjilan

Në komunën e Gjilanit nesër fillojnë korrje-shirjet. Në një njoftim nga kjo komunë bëhet e ditur se kryetari Lutfi Haziri do ta bëjë hapjen e fushatës në fshatin Përlepnicë.
Ndryshe zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë kanë bërë të ditur për KosovaPress se sivjet janë mbjellur 14 mijë hektarë më pak sipërfaqe me grurë.
Sipas tyre ky mos interesim i fermerëve për mos të mbjellë grurë është si pasojë e importit të madh nga Serbia dhe çmimit të ultë të grurit.