Nesër mblidhet komiteti ndërministror, diskutohen masat e reja antiCOVID-19

Nesër mblidhet komiteti ndërministror, diskutohen masat e reja antiCOVID-19

Për shkak të situatës së krijuar me rastet në rritje të të infektuarve me koronavirus, mësohet nesër do të mblidhet komiteti ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.

Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:

-Gastronomia të punojë deri në orën 21.00.

-Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, të jenë me tre doza të vaksinës për Covid-19.

-Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nis nga ora 22.00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.

-Kujtojmë se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar  me koronavirus.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: