Nesër në ‘Riinvest’ bashkëbisedim me Roland Spahiun

Me 5 korrik (të mërkurën) Kolegji Riinvest ju fton që të merrni pjesë në bashkëbisedimin me një alumni nga gjenerata e parë e Kolegjit Riinvest dhe botuesin e disa librave, Z. Roland Spahiun.
Rolandi, i lindur në Prizren, i përfundoi studimet baçellor në Riinvest, kurse studimet master i vazhdoi në Bilgi University në Stamboll, për film dhe televizion. Ai deri më tani i ka botuar librat:
– Fluturat (Roman)
– Gjenocid i hirtë (Aforizma, ese)
– Përrallat e mëngjesit (Përralla)
– Zbrazëti (Aforizma, ese)
05.07.2017, në 16:00, në bibliotekën e Riinvestit “Ekrem Beqiri”.
(Artikull i sponzorizuar)