Nesër temperaturat do të shkojnë në -1 gradë, ky është parashikimi i motit

Nesër temperaturat do të shkojnë në -1 gradë, ky është parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike!”, thuhet në njoftim. /Express/

Shpërndaje në: