Nesër, tri lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë për 10 orë rresht

Nesër, tri lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë për 10 orë rresht

Tri lagje të Prishtinës, Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së diel, prej orës 10:00 deri në orën 18:00, për shkak të punimeve në një gyp magjistral.

KRU “Prishtina” përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (e diel) do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

Në njoftim thuhet se realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, përcjell Telegrafi.

“Gjatë ditës së nesërme, 10 tetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë”.

Më tej në njoftim thuhet se kur ka punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në kroje duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpëlarjen e linjës.

Shpërndaje në: