Nesër varrosen dy nxënësit e vrarë në Gllogjan

Periskopi.com Lajme

Nesër në orën 14:00 do të bëhet varrimi i viktimave që humbën jetën mbrëmë nga të shtënat me armë nga një person i maskuar.

Ata do të varrosen në vazrrezat e fshatit Gllogjan.

“Varrimi i dy viktimave të sulmit makabër, që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, bëhët nesër, ditë e Diel, datë 28.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.Ngushëllime për familjarët.Ndajmë dhimbjen së bashku”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka dal sot me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.

“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58.  Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.