Nesër vendimi i Gjykatës për të akuzuarin për pjesëmarrje në ‘Al-Nusra’

Nesër vendimi i Gjykatës për të akuzuarin për pjesëmarrje në ‘Al-Nusra’

Dy ditë para së Gjykata Themelore e Pejës të marrë vendimin përfundimtar në gjykimin e Sokol Morinës, i akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, palët sot gjatë seancës kanë thënë fjalët përfundimtare të këtij procesi gjyqësor.

Gjatë fjalës përfundimtare prokuroria kërkoi që Sokol Morina të shpallet fajtor për vepër penale të cilën akuzohet, kurse mbrojta tha se nuk ekziston asnjë provë e cila e vërteton që Morina ishte pjesë e organizatave terroriste.

Morina akuzohet nga Prokuroria Speciale për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri gjatë vitit 2013-2014.
Prokurori, Sylë Hoxha, në fjalën e tij përfundimtare tha së mbetet në tërësi paranë aktakuzës e bëri të Morinën përgjegjës për veprën penale me të cilën akuzohet.

Hoxha tha se janë administruar prova të bollshme që dëshmojnë së i akuzuari kishte marrë pjesë në luftën në Siri si pjesëtar i organizatës terroriste “Al Nusra” dhe kërkoi dënimin e tij në shpalljen e gjykimit që do të bëhet më 6 korrik.
“Ju propozoj që me rastin e marrjes së vendimit të akuzuarin ta shpallni fajtor për veprën penale dhe t’ia shqiptoni një dënim të paraparë me dispozitat ligjore”, tha Hoxha.

Por Asdren Hoxha, avokat mbrojtës i të akuzuarit, mendon ndryshe.

Ai tha se edhe gjatë fjalës përfundimtare, prokuroria nuk ka mundur ta argumentoj akuzën e saj me asnjë provë.

“Që nga fillimi kjo aktakuzë nuk ka përmbajtur prova direkte e as rrethanore. E njëjta procedurë është filluar mbi bazën e paragjykimeve e hipotezave të caktuara që kanë qenë dyshime fillestare, që kanë qenë indicie se Sokol Morina ka udhëtuar në Siri dhe si pasojë që ka udhëtuar në Siri ka mundur t’i takojë një grupi të caktuar”, tha Hoxha.

Avokati Hoxha tha është dëshmuar së klienti i tij nuk i ka takuar asnjë organizate terroriste gjatë qëndrimit të tij në Siri.
Me anë të disa pyetjeve, avokati ka kërkuar të dijë nëse klienti i tij ka mbajtur ndonjë uniformë të caktuar, nëse ka pasur ndonjë fotografi që argumenton pjesëmarrjen në ndonjë organizatë ushtarake, nëse ka ndonjë fotografi me ndonjë emblemë ushtarake dhe nëse ekziston ndonjë librezë ushtarake emrin dhe mbiemrin e tij.

Ndërsa, i akuzuari Sokol Morina nuk u deklarua fare në fjalën përfundimtare para trupit gjykues.
Seancën e kaluar, Sokol Morina, tregoi versionin e tij në gjykatë rreth udhëtimin në shtetin e Sirisë me ku ishte plagosur në këmbë.

Shpërndaje në: