Nesër zyrtarizohet rinovimi i Pedri me Barcelonën – zbulohen detajet e kontratës

Nesër zyrtarizohet rinovimi i Pedri me Barcelonën – zbulohen detajet e kontratës

Si objektiv kryesor i Barcelonës vazhdon të mbetet rinovimi me talentët premtues të skuadrës.

Mes shumë emrave, Pedri Gonzalez dhe Ansu Fati janë ata që konsiderohen më me prioritet sa i përket rinovimit, dhe duket se me të parin tashmë është arritur dakordimi.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, mesfushori i Barcelonës, Pedri, do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, përcjell Periskopi.

Katalanët kanë vendosur një klauzolë lirimi për lojtarin, e cila shkon në vlerën e 1 miliard eurove.

Përveç Pedri, edhe Ansu Fati është afër finalizimit të marrëveshjes, kurse në planet për rinovimin janë edhe Gavi, Dembele e Araujo./Periskopi/

Shpërndaje në: