Neuer: Edhe pa Messin, nuk mund të jemi të qetë ndaj Barcës

Neuer: Edhe pa Messin, nuk mund të jemi të qetë ndaj Barcës

Manuel Neuer ka dhënë komentet e tij para ndeshjes kundër Barcelonës.

Portieri i Bayern Munich e ka pranuar se sfida nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë e çuditshme ta ballafaqojnë Barcelonën pa Lionel Messin.

Ndonëse pa Leo Messin, Neuer akoma thotë se skuadra e tij nuk duhet ta nënvlerësojë skuadrën ‘Blaugrana’.

“Edhe nëse Messi nuk është aty, nuk mund të jesh i qetë ndaj Barcës”, ka thënë Neuer, transmeton Periskopi.

“Ata kanë lojtarë të tjerë të mirë, dhe shumë kualitet në fazën ofensive, kështu që ndeshje e vështirë na pret”, shtoi gjermani.

Bayern dhe Barca janë takuar edhe më parë në Champions League, dhe ndeshja e fundit flet në favorin e bavarezëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: