Neuer: Për Gjermaninë çdo lojë e radhës është finale e Kampionatit

Neuer: Për Gjermaninë çdo lojë e radhës është finale e Kampionatit

Manuel Neuer ka thënë se Gjermania duhet t’i fitojë ndeshjet e radhës për Botëror kundër Suedisë dhe Koresë Jugore.

“Trajneri e di situatën në të cilën ndodhemi tani. Duket sikur çdo lojë në vazhdim do të jetë një finale e Botërorit për ne”, ka thënë Neuer, transmeton Periskopi.

“Jemi të frustruar dhe të zhgënjyer, por tani është koha të veprojmë”, thotë ai.

“Ne kemi biseduar me trajnerin se si do të ecim tutje. Duhet të ecim përpara patjetër”, ka thënë Neyer.

“Në situatën në të cilën jemi, askush nuk mund t’u ikë përgjegjësive. Jam i sigurt se ne do të bëjmë diferencën kundër Suedisë. Nuk është e lehtë vetëm ta them këtë, por do të punojmë shumë në këtë drejtim’, tha ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: