Nevoja e shqiptarëve në Ballkan për riorganizim politik

Nevoja e shqiptarëve në Ballkan për riorganizim politik

Zhvillimet politike te viteve te fundit në Ballkanin e trazuar, jep një tablo jo vetëm të rrezikshme po edhe një shembull të jashtëzakonshëm për gabimet me pasoja edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Problemet e pazgjidhura të popujve ballkanik, territorre të kontestuara, pakicat kombëtare në shtet fqinje dhe padrejtësitë historike kanë sjellur Gadishullin Ilirik, prapë në një situatë jo vetëm të rrezikshme por edhe nevojën për një riorganizim të ri politiko-territorial.

Në gjithë këtë mish-mash territorial shqiptarët kanë mbetur edhe në kohën e tanishme humbësit më të mëdhenjë krahasuar me popujt tjerë.
Serbia, jo vetëm që mban territore të popujve tjerë por edhe me ndihmën e qëllimshme ose jo ka krijuar një shtet brenda shtetit, Republikën Serbe në Bosnjë, gati se në të njëjtën formë kanë vepruar edhe kroatët me etnitetin kroat brenda Bosnjës.

Në anë tjetër populli artificial titist maqedonasit, pavarësisht zgjidhjes së problemeve me Greqinë rreth emrit dhe integrimeve por edhe “zgjidhjes” së problemeve me popullin shqiptar autokton që përbën gjysmën e popullatës, maqedonasit me të madhe po ju kthehen rrënjëve duke u paisur me shtetësi bullgare dhe duke u deklaruat si bullgar.

Greqia me shumicën e territorit në dëm të popujve tjerë e sidomos shqiptarëve, jo vetëm është shteti më i zhvilluar në rajon ekonomikisht por edhe ushtarakisht ( pas Turqisë, është edhe vendi i parë i rajonit si anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe asnjëher nuk ndalet së treguari muskujt nacionalist dhe pretendimet e mëtejshme territoriale shpesh edhe duke përdor politikat e presionit karshi popujve tjerë të cilëve në kohë të ndryshme u ka aneksuar territore.

Një politikë krejt ndryshe karshi shqiptarëve ka ndjekur Mali i Zi pas ndarjes nga Unioni Serbi-Mali i Zi, megjithatë shqiptarë atje edhe pse kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit nuk kan të drejta dhe zëri i tyre është krejt i humbur edhe për shkak të përcarjeve brenda për brenda.
Në të gjitha zhvillimet e përmendura e që janë vetëm një përqindje e vogël e shumë zhvillimeve tjera ka munduar “lojtari” kryesor, Shqipëria.

Zhvillimet politike jo demokratike dhe për interesa të ngushta klanore dhe personale, ndasitë ekstreme brenda blloqeve politike, mos vazhdueshmëria e një drejtimi të mirëfillt dhe të studiuar jo vetëm për zhvillmet brenda por edhe për shqiptarët jasht kufinjëve, zëri shqiptar ka mbetur i humbur në hapsirë, pa ndikim dhe duke dëmtuar çdo ditë e më shumë vet veten si shtet por edhe kombin që jeton në shtetet tjera, në hapsira të aneksuara nga fqinjët.

Në kohën kur popujt dhe shtetet integrohen dhe investojnë miliarda euro për të integruar popujt e ndryshëm brenda shteteve, Shqipëria merret me shitje të lejeve të ndërtimit, shitjen e pasurisë natyrale për përfitime të grupeve mafiozo-politike, mos interesimin absolut për ndërtimin dhe zhvillim të vazhdueshëm për shqiptarët jashtë kufinjëve e ka sjellur Shqipërinë dhe shqiptarët në një situatë amorfe, pa ndikim dhe në një formë duke dëmtuar interesat shqiptare.

Si shtet anëtar i NATO-s dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim jo vetëm ekonomik, Shqipëria përdor shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës vetëm si nocion por jo si pjesë e pandarë e trungut kombëtar dhe si interesi me i madh nacional.

Nuk i përmenda shqiptarët e Çamërisë, për shkak se ata nuk ekzistojnë as si nocion gjeografik e as si pjesë e kombit për shkak të vasalitetit politik dhe kërcënimeve të një pas njëshme greke për votë kundër apo edhe votë veto në institucionet europiane.

Në vend se të përkrah shqiptarët në vendet e lartëcekura, duke ju ndihmuar për fuqizim dhe ndikim në vetë shtetet ku jetojnë, Shqipëria e të gjitha qeverive të majta apo djathta shqiptarët jashte shtetit, por edhe emigrantët përdorin vetëm si “jokera” kur ju duhen atyre për politika ditore.

Po të kishte një platformë të mirëfillt kombëtare atëher pa asnjë pikë dyshimi se Shqipëria jo vetëm që do ishte faktor në rajon por edhe në Europë.
Përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni në vet zhvillimet politiko- sociale në vendet e tyre, mund të jetë ndikim real shqiptar edhe ne institucionet ndërkombëtare përmes votës, pra realisht Shqipëria duke fuqizuar shqiptarët e saj, përveq Kosovës, pas vetes mund të ketë edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe në këtë formë përvec fuqizimit të faktorit shqiptar ndihmon edhe shqiptarët në Luginë që çdo ditë e më shumë po shprëngulen nga trojet shekullore por të hap edhe qështjen e Çamërisë dhe të çamëve që vazhdon të mbetet në terr dhe e pa trajtuar asnjëher.

Në këtë rast, pavarësisht fuqisë që ka sot, Shqipëria me shqiptarët vendimmarres në shtetet fqinje do të përdornin ndikimin e tyre dhe të tregojmë fuqinë reale politike në rajon karshi armiqëve shekullor por edhe miqëve.

Shqipëria i ka humbur me kohë mundësitë, megjithatë në zhvillimet e tanishme europiane, rritjen e nacionalizmit tek shumica e kombeve europiane si dhe ri-pozicionimi global i shteteteve i jep Shqipërisë edhe një shansë të artë, jo vetëm të respektoj kombin por edhe te rris ndikimin në të gjitha zhvillimet globale.
Krahas këtyre, Shqipëria duke shfrytëzuar në të mirë të zhvillimit pasuritë e saja, duhet të rris investimet në masë të madhe në industrinë e mbrojtjes dhe në modernizimin e Ushtrisë, pse jo edhe blerjen e armatimit dhe ngritjen në ajr edhe të avionëve luftarak mbrojtës të cilët mund ti blej me një politikë të mencur të ndarjes dhe ruajtjes së buxhetit.

Pra, në garën mometale ndërkombëtare krah për krah me aleatët tanë sidomos ShBA-të si aleat i veçant, të tregojm edhe ne muskujt tanë jo vetëm politik por edhe si faktor i fuqishëm zhvillimet ndërkombëtare ekonomike, të sigurisë, ushtarake por duke bêrë kështu edhe rikthim të dinjitetit tonë kombëtar si faktor real në Europë e më gjerë.

Shpërndaje në: