Newcastle ka vendin e parë: 10 pronarët më të pasur të ekipeve të futbollit në botë

Newcastle ka vendin e parë: 10 pronarët më të pasur të ekipeve të futbollit në botë

Zbuloni se cilat klube kanë pronarët më të pasur.

Chelsea do të ketë pronarin e gjashtë më të pasur në futboll pasi Todd Boehly thuhet se  kap vlerën e pasurisë 10.86 miliardë paund.

Boehly, i cili ishte në ‘Stamford Bridge’ për të parë barazimin dramatik 2-2 të Chelseat me Wolves , ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë klubin nga Roman Abramovich për 4.25 miliardë paund, përcjellë Periskopi.

Por, cilët janë pronarët e tjerë më të pasur në botë dhe cilat klube zotërojnë?

1. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite – Newcastle (320 miliardë paund)

2. Autoriteti i Investimeve të Katarit – Paris Saint-Germain (220 miliardë paund)

3. Sheikh Mansour – Manchester City (21 miliardë paund)

4. Dietrich Mateschitz – RB Leipzig, RB Salzburg dhe New York Red Bulls (15.7 miliardë paund)

5. Andrea Agnelli – Juventus (14 miliardë)

6. Todd Bohley, Mark Walter dhe Hansjorg Wyss – Chelsea (10.86 miliardë paund)

7. Philip Anschutz – LA Galaxy (8.1 miliardë paund)

8. Stan Kroenke – Arsenal (6.8 miliardë paund)

9. Zhang Jindong – Inter (6.2 miliardë paund)

10. Guo Guangchang – Wolverhampton Wanderers (5.2 miliardë paund)

Shpërndaje në: