Newcastle pas yllit të Man Utd – caktohet çmimi që duhet të paguajnë sheikët

Newcastle pas yllit të Man Utd – caktohet çmimi që duhet të paguajnë sheikët

Newcastle United është vënë në kërkim të emrave për të përforcuar skuadrën, pasi sheikët sauditë morën drejtimin e skuadrës.

Manchester United po shihet si një nga pistat për të peshkuar, dhe tashmë Jesse Lingard është lojtari që po merr vëmendje të madhe.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Lingard vlerësohet me 15 milionë funte nga krerët e United, përcjell Periskopi.

28 vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2022, por nuk është afër rinovimit.

Newcastle shihen si skuadër favorite për kartonin e lojtarit. /Periskopi/

Shpërndaje në: