Newcastle United po i shitet Arabisë Saudite: Amnesty International ngre alarmin për “të drejta të njeriut”

Newcastle United po i shitet Arabisë Saudite: Amnesty International ngre alarmin për “të drejta të njeriut”

Amnesty International i ka bërë thirrje ligës më të fortë në botë, Premier League, që të ndryshojë testimin e drejtorëve dhe pronarëve “për të adresuar problemet me të drejta të njeriut” pasi pritet që Arabia Saudite ta ketë nën kontroll Newcastle Unitedin.

Miratimi për blerjen e klubit anglez pritet të vijë të enjten.

Koncorciumi saudit pritet të jetë nën kontroll të klubit, dhe jo shtetit saudit, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Ky shtet është akuzuar për abuzim me të drejta të njeriut, e për të cilat Amnesty International beson se duhet të jenë faktorë në përcaktimin se a duhet vazhduar më tej me shitjen e klubit.

Fondi Publik i Investimeve [PIF], që pritet të financojë 80 për qind të fondeve për marrëveshjen 300 milionëshe do të ishte pronari më i madh i klubit, e i cili do të shihej si i ndarë nga shteti.

Shumë tifozë të Newcastle dëshirojnë që pronari i klubit të tyre Mike Ashley të largohet për shkak të mungesës së investimeve.

Premier League dhe Newcastle kanë refuzuar të komentojnë deklaratat e AI. /Periskopi

Shpërndaje në: