Newcastle vetëm refuzohet, tani edhe Ten Hag: Këtu për t\i krijuar bezdi klubeve të mëdha

Newcastle vetëm refuzohet, tani edhe Ten Hag: Këtu për t\i krijuar bezdi klubeve të mëdha

Newcastle i pronësisë së re saudite e shkarkoi Steve Bruce, jo vetëm sepse skuadra e filloi sezonin në një mënyrë katastrofike, por mbi të gjitha sepse janë në kërkim të një menaxheri më interesant dhe më të tregtueshëm mediatikisht.

Cështja është se Magpies kanë marrë vetëm refuzime deri tani: pasi u përpoqën pa sukses me Rodgers, Conte dhe Zidane, klubi më i pasur në botë duhet të zhgënjehet edhe njëherë. Erik Ten Hag ka refuzuar me delikatesë interesimin e Newcastle për të.

“Kur rinovova kontratën time me Ajax, thashë: ‘Mendoj se kemi një skuadër që mund ta zhvillojmë, duam të bezdisim skuadrat më të mira europiane’. E jemi në drejtimin e duhur”, tha tekniku hollandez.

Duke pritur për të shpallur emrin e teknikut të ri, Graeme Jones do të udhëheqë provizorisht Newcastle nga pankina.

Emrat e preferuar nga klubi tani janë reduktuar në vetëm dy. Ish-menaxheri i Borussia Dortmund, Lucien Favre është i pari në listën për të marrë vendin e Bruce, ndërsa pas tij vjen tekniku i Glasgow Rangers, Steven Gerrard. Favre, 63 vjeç, ka qenë pa punë që kur u largua nga Dortmund dhjetorin e kaluar dhe hodhi poshtë një ofertë nga Crystal Palace në qershor, por është gati të kthehet në rrugën e duhur në një klub që tani nuk ka kufizime financiare.

 

Shpërndaje në: