Nexhat Çoçaj dënohet me 3 vjet burgim
Me vendim të Gjykatës Themelore, është dënuar drejtori i Arsimit në komunën e Prizrenit, Nexaht Çoçaj. Ai është dënuar me tre vjet burg, kurse i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg. Drejtori Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në akuzat për keqpërdorim.
Nexhat Çoçaj që akuzohet se keqpërdori parfatë e dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së Rmezi Ademaj, nga viti 2008 deri në vitin 2012.
Vetë drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prizren.
“Unë siç kam thënë çdo herë se kam besim në drejtësi, do ta shfrytëzoj të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit me bindjen shumë të plotë se nuk kam bërë asnjë shkelje dhe besoj, përsëri po e them që me ankesën time të paraqitur të realitetit çfarë edhe në të vërtetë ka qenë”, tha Çoçaj.



