„Nexhati. Qysh kalove në Beograd“ – Ramush Haradinaj dhe Liburn Aliu të ashpër në replika

„Nexhati. Qysh kalove në Beograd“ – Ramush Haradinaj dhe Liburn Aliu të ashpër në replika

Ramush Haradinaj ka kërkuar sërish llogari nga ministri Liburn Aliu për emrin që Haradinaj i referohet si ‚baba i tenderëve‘, Nexhat Krasniqin.

„Ju më keni kërku llogari kur kam qenë kryetar qeveri, po ju pyes dhe pyeta edhe kryeministrin e juaj. A e patë një send shumë interesant. Unë e pyeta qysh ke kalu në Beograd për hekurudhë, Liburni mu kundërpërgjigj me gjashtë pyetje. Po mshefet qysh ka kalu në Beograd .Në vend se me u përgjigj qysh kalutë në Beograd, për këtë hekurudhën, se ju e dini prej hekurudhave cka ndodhë“, ka thënë Haradinaj.

Haradinajt i është kundërpërgjigjur Liburn Aliu kështu:

“Këshilli i Pavarur mbikëqyrës e ka kthy Nexhatin. Proceduralisht trajtohet qysh e do rendi“, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: