Nexhmedin Spahiu gjen ‘gabimin qesharak’ të liderëve kosovarë për dialogun me Serbinë

Nexhmedin Spahiu gjen ‘gabimin qesharak’ të liderëve kosovarë për dialogun me Serbinë

Publicisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu, sapo ka lëshuar një sulm mjaft interesant ndaj të gjithë politikanëve kosovarë papërjashtimisht shkaku i përdorimit të njërit prej termeve kryesore në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Spahiu ka vënë në pikëpyetje shprehjen “njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë”, pasi që sipas tij Serbia nuk ka nevojë për njohjen e pavarësisë së saj nga Republika e Kosovës.

Në fakt, Kosova nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e pretenduar të Serbisë, e cila në Kushtetutën e saj vazhdon ta mbajë edhe Kosovën. Duke qenë se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj njëanshëm më 17 shkurt të 2008-s, kjo bën që në mënyrë automatike të mos i njihet këtij vendi sovraniteti i pretenduar, shkruan Periskopi.

Pretendimi i Serbisë për Kosovën, e as pavarësia dhe sovraniteti i saj, nuk njihet në fakt nga asnjë prej shteteve që e mbështesin Republikën e Kosovës de fakto.

Megjithatë, për z.Spahiu kjo shprehje është “pakuptimtë dhe qesharake”. Këtë shprehje, përveç kryeministrit Hoti, e kanë përdorur edhe liderët e tjerë të Kosovës përfshirë presidentin Thaçi, ish kryeministrin Kurti etj.

Statusi i plotë: 

Termi që po përdorë kryeministri Hoti dhe disa politikanë tjerë: “njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë”, është i.pakuptimtë dhe qesharak. Mund të ketë vend shprehja: ” Njohje reciproke mes Kosovës e Palestinës”, sepse të dyja këto kombe nuk e kanë përmbyllur procesin e njohjeve ndërkombëtare, por Serbia që është njohur nga Kongresi i Berlinit më 13.07.1878 nuk ka nevojë për asnjë njohje tjetër.

Shpërndaje në: