Nexhmedin Spahiu: Rezultati i zgjedhjeve lokale është një disfatë katastrofale për VV’në

Nexhmedin Spahiu: Rezultati i zgjedhjeve lokale është një disfatë katastrofale për VV’në

Analisti politik Nexhmendin Spahiu, ka thënë se rezultati zgjedhor është një disfatë katastrofike për Lëvizjen Vetëvendosje.

Spahiu tha në Specialen e balotazhit në Klan Kosova se nga periudha e zgjedhje nacionale e deri më sot Vetëvendosje ka humbur 67 përqind e elektoratit.

Ai theksoi se po të mbaheshin zgjedhjet nacionale sot kjo parti do të merrte të njëjtin rezultat sikur të zgjedhjeve lokale.

“Së pari në rundin e parë është disfata sepse prej 445 mijë votave të biesh në 165 mijë vota kjo është humbje mbi 67 përqind të elektoratit. Dhe pavarësisht se zgjedhjet nacionale dhe ato lokale janë të ndryshme ato reflektohen”.

“Unë jam i bindur se sikur të mbaheshin zgjedhjet lokale më 14 shkurt Lëvizja Vetëvndosje nga 38 komuna do t’i fitonte 23 ose 24 prej tyre. Por, edhe sikur të mbaheshin sot zgjedhjet nacionale, Vetëvendosje do të kalonte me këtë rezultat”.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë në katër komuna: Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime

Shpërndaje në: