Nexhmedin Spahiu thotë se Shqipëria i ka borxh Perandërisë Osmane për çlirim dhe ndihma të pakursyera

Nexhmedin Spahiu thotë se Shqipëria i ka borxh Perandërisë Osmane për çlirim dhe ndihma të pakursyera

Analisti i njohur mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, gjatë ditës së djeshme ka bërë një status mjaft interesant duke sfiduar shpjegimet dominuese mbi historinë e lindjes së shtetit të parë shqiptar.

Spahiu ka denoncuar këto shpjegime të cilat mësojnë nxënësit kosovaarë se Fuqitë e Mëdha ishin treguar destruktive në raport me Shqipërinë duke e copëtuar territorialisht.

Ai thotë se Shqipëri ishte vetëm Vlora me rrethinë dhe se Fuqitë e Mëdha ndihmuan në zgjerimin e Shqipërisë.

“Shqipëria ua ka borxh këtë Fuqive të Mëdha po aq sa Kosova i ka borxh NATOs.” – shkruan z.Spahiu në hapësirën e tij në Facebook, përcjell Periskopi.

Por pjesa më interesante e këtij statusi është fare në fund, kur z.Spahiu i jep merita të mëdha Perandorisë Osmane për çlirimin, njohjen dhe ndihmën e pakursyer ndaj Shqipërisë.

Në fakt, dihet se Perandoria Osmane i kishte mbajtur nën pushtim shqiptarët për afërisht 500 vjet, një kohë tepër e errët kjo për të parët tonë.

Statusi i plotë:

Më 29 Korrik 1913, Fuqitë e Mëdha (Anglia, Franca, Gjermania, AustroHungaria, Italia dhe Rusia) njohën ekzistencën e Kombit Shqiptar. Ato nuk copëtuan Shqipërinë siç mësojnë nxënësit tonë në shkolla në historiografinë e falsifikuar nga shërbëtorët e shokut Enver. Shqipëri ishte vetëm Vlora me rrethinë. Fuqitë e Mëdha e zgjeruan Shqipërinë duke e çliruar edhe shumë troje etnike shqiptare të pushtuara nga Serbia, Greqia e Mali i Zi. Shqipëria ua ka borxh këtë Fuqive të Mëdha po aq sa Kosova i ka borxh NATOs. Kurse Perandorisë Osmane Shqipëria i ka borxh po aq sa Kosova i ka borxh Turqisë për çlirimin njohjen dhe ndihmën e saj të pakursyer.

Shpërndaje në: