“Neymar është futbollist teatral”

“Neymar është futbollist teatral”

Vazhdojnë kritikat për simulimet e shumta në fushë të yllit brazilian.

Neymar nuk arriti të linte gjurmë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Në vend të paraqitjeve të tij, më shumë u përfol për rrokullisjet në fushë të brazilianit, që sipas shumë ekspertëve të futbollit po cilësohen si teatrale.

I këtij mendimi është edhe Marco Van Basten i cili këshillon Neymarin t’i lërë këto skena dhe të koncentrohet më shumë te futbolli.

“Nëse bën shumë skena, sigurisht që nuk të vjen në ndihmë kjo gjë. Megjithëse është gjithmonë mirë që të kesh një sens humori, kur njerëzit mund ta përdorin pozitivisht, ka gjithmonë një masë”, ka thënë Van Basten.

“Nuk është aspak pozitive një sjellje e tillë. Në momentin që sjellja ekzagjerohet, harrohet edhe goditja që ai mund të ketë marrë vërtet. Neymar duhet ta kuptojë këtë gjë”, ka theksuar legjenda e futbollit holandez.

Imazhi i fundit për të “portretizuar” yllin brazilian të PSG-së është ai, në të cilin alfabeti është treguar sipas disa prej pozicioneve të Neymar, pas marrjes së një faulli.

Shpërndaje në: