Neymar fiton 541 mijë e 680 euro në muaj për një arsye të çuditshme

Neymar fiton 541 mijë e 680 euro në muaj për një arsye të çuditshme

Neymar JR vazhdon të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, që nga kalimi i tij te PSG, nga Barcelona.

Braziliani vendoste rekord botëror kur transferohej te PSG për shumën e 222 milionë eurove. Por, kjo nuk ka qenë e tëra, sipas lajmeve që po publikohen së fundmi.

Neymar ka pasur shtesa në kontratë të cilat kanë bërë që ai t’i kushtonte parisit afro 500 milionë euro.

Ajo që çudit më së shumti është fakti se si ai fiton rreth 542 mijë euro në muaj, shkaku i një klauzole speciale në kontratë, përcjell Periskopi.

Neymar fiton 541,680 euro në muaj, për të qenë i sjellshëm, i përpiktë, miqësor dhe i qasshëm për tifozët.

Klauzola thotë se ai duhet të përshëndes tifozët para dhe pas secilës ndeshje dhe ai duhet të shmang fjalët për aspektet taktike të skuadrës.

Po ashtu, ai nuk ka të drejtë të bëjë komente negative për klubin dhe ata që punojnë dhe përkrahin klubin.

Çfarë mënyre për të fituar gjysmë milioni  në muaj. /Periskopi/

Shpërndaje në: