Neymarit i reduktohet ndalesa për Champions League edhe pse i kishte sharë keq referët

Neymarit i reduktohet ndalesa për Champions League edhe pse i kishte sharë keq referët

Sulmuesi i Paris Saint Germain Neymar ka marrë një lajm të mirë sot pasi i është reduktuar ndalesa për të luajtur në tri ndeshje të Champions League pas fyerjeve që i kishte bërë referëve.

27 vjeçari u dënua nga UEFA pas humbjes së ekipit të tij ndaj Manchester United-it më 6 mars.

Neymari u revoltua pas akordimit të penalltisë në minutën e 94 për Unitedin dhe i quajti referët “një turp”.

Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Real Madridit dhe Galatasarayit por mund të kthehet në ndeshjen kundër ekipit belg Club Bruges më 22 tetor, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

PSG-ja u ankua për vendimin në Arbitrazhin sportiv pasi uefa refuzoi apelin kundër ndalesës.

Arbitrashi tha se do t’i publikonte arsyet për reduktimin e ndalesës në javët në vijim.

Neymari kishte shkruar në mediat sociale si vijon: “Është një turp. Katër burra që s’dinë asgjë për futbollin e shikojnë reprizën me lëvizje të ngadalësuara në televizor. Çfarë mund të bënte lojtari me dorën e tij kur shpina ishte e kthyer?”

Shpërndaje në: