Nga 1 qershori kosovarët mund të dalin në kafene e restorante: Ja rregullat

Nga 1 qershori kosovarët mund të dalin në kafene e restorante: Ja rregullat

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se kafenetë, restorantet e jeta po i kthehen Kosovës me 1 qershor, vetëm se duhet respektuar masat për mbrojtje kundër koronavirusit,

Me anë të një postimi në Facebook, Petrit Kllokoqi ka njoftuar se sektori i gastronomisë në Kosovë do të hapet me 1 qershor dhe se klientët duhet pasur parasysh masat mbrojtëse kundër koronavirusit.

”Ne po hapemi , kafja , ushqimi e jeta po i kthehet Kosovës, Ne duhet te mësohemi te jetojmë me virusin , duhet te ruhemi nga ai mirëpo edhe jeta ekonomike duhet te vazhdoje, u bëjmë thirrje te gjithë Gastronomeve qe ta ruajmë shoqërinë ta ruajmë vendin ta ruajmë vetveten, ashtu siç ditëm qe ne ditën e pare ti mbyllim”, ka shkruar Kllokoqi.

Ai ka renditur edhe masat që duhet të respektohen si nga ana gastronomeve, por edhe nga klientët.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Kllokoqi.

Gastronomia po Hapet

Ne po hapemi , kafja , ushqimi e jeta po i kthehet Kosoves, Ne duhet te msohemi te jetojm me virusin , duhet te ruhemi nga ai mirepo edhe jeta ekonomike duhet te vazhdoje, u bejm thirje te gjith Gastronomove qe ta ruajme shoqerin ta ruajme vendin ta ruajm veteveten, ashtu sic ditem qe ne diten e pare ti mbyllim.

Masat duhet te rrespektohen nga te gjithe ne po ashtu kerkojme qe edhe klientet tane te na mirekuptojne.
Keto jane rregullat qe duhet ndjekur:

-Duhet te kuptojm qe Distanca eshte e nevojshme qe ta ruajm shendetin,
cdo tavolin duhet te ket distanc 1,5m nga tjetra.

-Stafi jon duhet te jet i paisur me maska, nuk ka nevoje per doreza.

-Dezinfektuesit duhet te jene te vendosura ne lokale, ku klientet kan qasje qe ta perdorin.

– Per nje koh te shkurt duhet te mos i lejojme klientet te ken qasje ne Banak per porosi
( qe te eleminojme rrezikun e bartjes se virusit tek stafi yne dhe te parandalohet shperndarja tek klientet)

-Menyt duhet te behen njeperdorimeshe ose ato qe jan te plastifikuara te dezinfektohen pas cdo perdorimi)

-Ne do te punojme ne ambient te mbyllur dhe te hapur , virusi Covid-19 eshte vertetuar qe ne ambientet e hapura eshte me i dobet kshtu qe lusim bizneset qe ti mbajn gjamat e hapur te jen lokalet e ajrosura )

-Te vendosim pankarta vetdisuese ne lokale qe tja kujtojm klienteve qe te mbajn distancen,higjienen personale dhe ruajm shendetin sa me shume.

-Servisi ( pirunjet , thikat e luget ) ti dergojm me porosi , jo me qen te ekspozuara ne tavolin.

-Menaxheret dhe pronaret e lokalev te mbaj pergjegjesin per cdo paregullsi de grumbullim ne lokale mos te hezitojn te kontaktojn organet e rendit

Gastronom ne ishim shembull qe ja dham shpirtin Kosoves
Gastronom ta ruajm Kosoven dhe qytetarin tone.

Data 1 Qeshor
Puna e mbare Gastronom ❤️
Shoqata e Gastronomeve të Prishtinës

Shpërndaje në: