Nga aksioni anti-drogë në Dukagjin, asgjësohen 180 bimë narkotike

Nga aksioni anti-drogë në Dukagjin, asgjësohen 180 bimë narkotike

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është është zhvilluar një aksion anti-drogë në 10 lokacione të ndryshme, ku janë konfiskuar materiale të ndryshme që do të shërbejnë si prova material.

Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë ka përfunduar aksionin anti-drogë në Dukagjin. Prokurori Ersan Qavolli tha për RTKlive se gjatë aksionit janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione.

“Sapo ka përfunduar aksioni anti-drogë që u zhvillua në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione. Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gram kokainë dhe armë”, tha Qavolli, duke shtuar se hetimet që rezultuan me aksionin e sotëm kanë nisur shumë kohë më parë.

Shpërndaje në: