Nga Gjermania vjen superlajmi për Kombëtaren e Kosovës

Nga Gjermania vjen superlajmi për Kombëtaren e Kosovës

Werder Bremen ka konfirmuar se ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është rikthyer në stërvitje dhe është i gatshëm për lojë në fundjavë.

Anësori nga Vushtrria kishte pësuar një lëndim muajin e kaluar, derisa nuk mundi të paraqitej as për Kombëtaren, në ndeshjet që “Dardanët” i zhvilluan kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë, transmeton Periskopi.

Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e Werder Bremenit.

“Milot Rashica është kthyer në stërvitje të plotë dhe është në garë për një vend titullari në fundjavë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: