Nga Hakimi te Ramos, kështu ndryshon formacioni i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Nga Hakimi te Ramos, kështu ndryshon formacioni i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Paris – Saint – Germain është duke e rindërtuar skuadrën para fillimit të edicionit të ri duke ofruar emra cilësor në merkato por kryesisht me parametra zero.

Deri më tani, gjiganti francez ka siguruar shërbimet e mesfushorit holandes Gigi Wijnaldum, ndërsa raportohet se është në prag të mbylljes së marrëveshjeve me kosto zero për Gianluigi Donnarumman dhe Sergio Rmosin, përcjellë KosovaPress.

Por, jo vetëm më kosto zero, PSG gjithashtu është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Interin për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Achraf Hakimi për të cilin raportohet se do të paguajë 70 milionë euro.

Nëse kompletohen të gjitha operacionet e lartpërmendura,, formacioni i Paris -Saint – Germain për sezonin 2021/22 do të duket si më poshtë:

PSG: Donnarumma, Hakimi, Ramos, Marquinhos, Bakker, Wijnaldum, Paredes, Verrati, Di Maria, Neymar, Mbappe

Shpërndaje në: