‘Nga hero në zero’: Pse VV-në e pengon Albani me koalicion në Gjilan?

‘Nga hero në zero’: Pse VV-në e pengon Albani me koalicion në Gjilan?

 Ishte fushata për zgjedhjet lokale të tetorit, kur në debatet televizive po e shtonte praninë e tij, një djalë i ri në moshë, i talentuar, u kujdesshëm në të shprehur, i artikuluar në mendime, aq sa – edhe po të mos e favorizoje Vetëvendosjen si qytetar e votues- siç themi ne populli: kishe qejf ta dëgjoje. Ky ishte Alban Hyseni, kandidati i Vetëvendosjes- tani kryetar i Gjilanit. Ky djalë i ri, që ta jepte përshtypjen si krejtësisht i papërvojë në politikë, anipse ishte deputet, e mundi një nga njerëzit më me përvojë në politikë: Lutfi Hazirin.

Pas fitores, Alban Hyseni lidh koalicion me PDK-në.

Koalicioni i Vetëvendosjes me Partinë Demokratike të Kosovës në Gjilan – apo siç e quan Periskopi – koalicioni ‘PVV’, ka ngjallur shumë reagime mes qytetarësh, gazetarësh e njohës të çështjeve politike e në fund edhe mes vetë zyrtarësh të VV-së.

Koalicioni i bujshëm, i bërë nga z. Alban Hyseni, kryetar i ri i Gjilanit me PDK-në, vjen jo shumë larg kohë pasi kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se ‘krimi ka zbarkuar në nivel lokal’.

Deklarata e Kurtit vinte kur ai pyetej rreth humbjes së zgjedhjeve lokale nga partia e tij [VV]. Dhe deklarata e z.Kurti vinte kur tashmë partia e tij kishte lidhur koalicione me ato që në diskursin e VV-së njihen si ‘parti të krimit’. Pakënaqësitë ndaj këtij koalicionit të Albanit ‘pragmatik’ [sic u vlerësua i riu nga Gjilani edhe gjatë fushatës zgjedhore] tani po merr kahje tjetër.

Duket se aktivistë e madje edhe zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, nuk janë të kënaqur me këtë koalicion. Pyetje në të cilën populli kërkon përgjigje:

1. Pse po ndodhë kjo ndaj z.Alban Hyseni dhe e njëjta nuk ndodhi me Shpejtim Bulliqin e VV-së në Podujevë (koalicioni me PDK), ose ndaj Kadri Rahimajt në Kamenicë (bashkëqeverisja me AAK ose edhe ndonjë parti tjetër)?

Tri gjëra interesante që duhet t’i rikujtojmë:

1. Alban Hyseni i Vetëvendosjes ishte vlerësuar gjatë fushatës zgjedhore si një nga kandidatët më të mirë në nivel të vendit për kryetar komune.

2. Kryetari i Vetëvendosjes, z.Albin Kurti, ishte kritikuar nga njohës të politikës, se nuk i kishte dhënë mbështetjen e nevojshme Alban Hysenit gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Prania e zotit Kurti, ishte vërejtur më shumë në fushatën e balotazhit.

3. Kur Hyseni tani ka lidhur marrëveshjen e qeverisjes në Gjilan me PDK-në, kanë shpërthyer ragime edhe mes aktivistëve të VV-së. Madje njëri prej tyre që thotë ‘nga hero në zero’, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu e ka pëqlyer në Facebook. Nuk dihet se pse mund të kenë shpërthyer pakënaqësitë lidhur me këtë marrëveshje. Kryetari i Gjilanit mbrëmë tha se në qytetin ku fitoi ‘ndryshimi mund të bëhet edhe me PDK-në’./Periskopi/

Shpërndaje në: