Nga LDK-ja thonë se vazhdojnë ta përkrahin tërheqjen e parave nga Trusti

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se LDK është pro tërheqjes së dytë të Trustit nga qytetarët.

Projektligji për tërheqjen e parave nga trusti do të vijë shumë shpejtë në Kuvend, ndërsa qeveria ka thënë se nuk e përkrah.

Ndërkohë Mustafa i LDK-së ka thënë se partia ka propozuar edhe zgjidhje të tjera për lehtësim të jetës së qytetarëve.

“LDK për krizën ekonomike ka propozuar zgjidhje më të lehta për qytetarët. Heqja e akcizës dhe TVSH-së. Pse nuk ulet TVSH në kohën kur dyfishohen çmimet. Këto ishin propozimet e LDK-së”, ka thënë ai.

Ai tutje e pranon se LDK e mbështet tërheqjen.

“A e përkrah LDK, tërheqjen e dytë të Trustit. Atëherë po. Tash e dyta është se sa të tërhiqet”, shtoi ai.