Nga Liverpool njoftojnë për situatën e Thiago dhe Arnold – munegsa të rëndësishme për ‘Reds’

Nga Liverpool njoftojnë për situatën e Thiago dhe Arnold – munegsa të rëndësishme për ‘Reds’

Liverpool duhet të bëjë llogaritë pa Thiago Alcantaran.

Mesfushori spanjoll i cili së fundmi po e rikthen formën e tij të dikurshme, do t’i mungojë skuadrës së Liverpool në ndeshjen ndaj Norwich City, por edhe në atë ndaj Berntford.

Në anën tjetër, edhe Trent Alexander Arnold është në mesin e lojtarëve që rrezikojnë mungesën, pasi po vazhdon të rikuperohet nga një sëmundje.

Për gjendjen e të dy lojtarëve ka folur asistenti i Jurgen Klopp, Pep Lijnders.

“Thiago tashmë dihet se ka një lëndim. Nuk mund të them se sa saktësisht do të mungojë, por definitivisht jo për nesër dhe jo për vikendin”, ka thënë Lijnders, transmeton Periskopi.

Sa i përket Arnold, ai ka thënë se nuk përballet me simptoma të virusit korona, por po rikuperohet, ndonëse nuk do të jetë gati ndaj Norwich.

“Nuk ka simptoma të koronavirusit. Ai duhet të jetë mirë pas pak ditësh, por Norwich është herët”, shtoi asistenti i Klopp.

Liverpool luan ndaj Norëich në kuadër të EFL Cup, kurse Brentford është kundërshtari për vikendin. /Periskopi/

Shpërndaje në: