Nga Siria kthehet edhe kosovarja që kërkonte ndihmë për vajzën e sëmurë

Nga Siria kthehet edhe kosovarja që kërkonte ndihmë për vajzën e sëmurë

Një grua kosovare me dy fëmijë, të cilës iu vra bashkëshorti si luftëtar i ISIS’it, pati mbetur e ngujuar në një kamp të refugjatëve në Siri, i cili kontrollohej nga kurdët.

Ajo i pati thënë Klan Kosovës janarin e këtij viti se po mundohej të largohej nga atje nëpërmjet Kryqit të Kuq për shkak se e kishte njërën nga vajzat të sëmurë rëndë.

Gruaja me inicialet M.A së bashku edhe me më shumë se 100 persona të tjerë sot është kthyer në Kosovë.

Akoma nuk dihet për gjendjen shëndetësore të vajzës.

Kosovarja kërkon rrugë për të ikur nga Siria – 27.01.2019 – Klan Kosova

Shpërndaje në: