Nga sot mund të vaksinoheni edhe në kisha e xhamia

Nga sot mund të vaksinoheni edhe në kisha e xhamia

Ministria e Shëndetësisë nga e premtja ka filluar vaksinimin edhe nëpër institucionet fetare.

Në xhaminë e madhe në Prishtinë ekipet mobile kanë bërë vaksinimin nga ora 12:00 deri në orën 13:00.Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se po synon rritjen e numrit të të vaksinuarve dhe është duke bërë përgatitjet për vaksinim nëpërmjet ekipeve mobile edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe në shkolla, përveç xhamive.

Në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë dhënë 1 760 doza të vaksinës.Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit dhe deri më 18 nëntor më shumë se 753 mijë qytetarë – apo mbi 41 për qind e popullatës së përgjithshme i ka marrë nga dy doza të vaksinës.

Vaksinimi bëhet pa termin dhe lejohet për të gjitha moshat mbi 12 vjeç.

Shpërndaje në: