Nga sot qytetarët lirohen nga pagesa për hyrje-daljet në QKUK

Nga sot qytetarët lirohen nga pagesa për hyrje-daljet në QKUK

Veturat që hyjnë në oborrin e QKUK-së nuk ka nevojë më ta bëjnë pagesën.

Ky vendim është marrë sot nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Valbon Krasniqi.

Vendimi është marrë për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e COVID-19, dhe shmangies së kontaktit nëpër laura.

Njoftimi i plotë:

QKUK liron laurat, qytetarët lirohen nga pagesa

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vendosur të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa.

Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura.

Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera.

Shpërndaje në: