Nga student i shkëlqyer e në depresion, në terrorist të 11 shtatorit: Kush ishte Muhamed Atta?

Nga student i shkëlqyer e në depresion, në terrorist të 11 shtatorit: Kush ishte Muhamed Atta?

Sot shënohet 18 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit që ndryshuan kursin e historisë. Ky ishte një sulm që ndodhi në mëngjesin e të martës, dhe që vrau 2996 njerëz dhe i plagosi 6 mijë të tjerë.

Dëmet e shkaktuara infrastrukturore thuhet të kenë shkuar në 10 miliardë dollarë. Veç kësaj, në muajt dhe vitet që pasuan, shumë njerëz të tjerë vdiqën nga sëmundje kanceri apo probleme me frymëmarrjen.

Një ndër terroristët më të njohur të këtij sulmi ishte Mohamed Atta, një rrëmbyes avioni egjiptian që kreu një ndër rolet më kryesore në këto sulme.

Atta ishte lindur në vitin 1968 në qytetin e vogël të Nile Delta-s. Në moshën 10 vjeçare, bashkë me familjen e tij, ai kishte shkuar në Kairo ku kishte studiuar për Arkitekturë, duke u diplomuar në vitin 1990. Ai i kishte vazhduar studimet e tij në Gjermani, më saktë në Universitetin e Teknologjisë në Hamburg.

Kjo e kishte lidhur atë me Xhaminë e al-Qudsit, ku ishte takuar me terroristë të tjerë të ardhshëm, dhe me të cilët kishte formuar celulën e Hamburgut.

Gjatë asaj kohe, ai ishte zhdukur në disa raste nga Gjermania, duke kaluar një pjesë të kohës edhe në Afganistan prej fundit të 1999-s e deri në fillim të vitit 2000, ku edhe ishte takuar me Osama bin Ladenin. Ai bashkë me anëtarët e tjerë të celulës së Hamburgut ishin rekrutuar nga bin Ladeni për “Operacionin e aeroplanëve” në Shtetet e Bashkuara.

Atij i ishte kërkuar që të trajnohej si pilot, dhe e kishte bërë këtë në ShBA në qershor të vitit 2000 duke marrë certifikatën e nevojshme në nëntor të atij viti. Në gushtin e vitit 2001, Ata kishte udhëtuar si pasagjer në shumë fluturime për të detajuar mënyrën se si do ta bënte sulmin në Kullat Binjake.

Ai bashkë me një tjetër terrorist kishin hipur në American Airlines Flight 11, të cilin e kishin rrëmbyer vetëm 15 minuta pas fluturimit duke vrarë pilotët. Në orën 8 e 46 të mëngjesit, ata e përplasën Beoing 767-n në Kullën Veriore në Qendrën Botërore të Tregtisë. Ndërsa ishte shembur pas 102 minutash, në orën 10 e 28 të mëngjesit, duke shkaktuar vdekjen e 1600 civilëve.

Babai i tij ishte avokat ndërsa nëna ishte po ashtu e edukuar dhe vinte nga një familje e pasur tregtare.

Atta ishte djali i vetëm i këtij çifti, të cilët i kanë edhe dy bija që janë të arsimuara dhe kanë karriera të suksesshme – njëra si mjeke ndërsa tjetra si profesoreshë. Në universitet, ai ishte mes studentëve më të dalluar.

Babai i tij, Mohamed-elAmiri, në mënyrë kategorike i kishte mohuar dëshmitë se i biri i tij kishte qenë i përfshirë në sulmet e 11 shtatorit, dhe për këtë e kishte akuzuar Mossadin (shërbimi sekret izraelit) dhe qeverinë amerikane. Ai kishte mohuar edhe raportimet mediatike se i biri pinte alkool pa karar duke e përshkruar atë si të papërfshirë në politikë, të turpshëm dhe të përkushtuar në studimin e arkitekturës. Bile, z.Atta tha se kishte folur me të birin një ditë pas 11 shtatorit, më 12 shtator.

Duke folur për magazinën gjermane Bild, transmeton Periskopi, ai kishte thënë se djalin e kishte gjallë dhe se ai po fshihej nga frika për jetën e tij dhe se të krishterët amerikanë ishin përgjegjës për sulmet.

Sa i përket motivit, ka shumë shpjegime të ndryshme. Psikologu politik Jerrold Post ka thënë se Atta me rrëmbyesit e tjerë thjesht i kishin ndjekur urdhërat e al-Qaedas, dhe liderit karizmatik bin Ladenit. Por, Adam Lankford, një profesor i drejtësisë kriminale, ka gjetur prova që tregojnë se Atta kishte mendime vetëvrasëse dhe se ishte në-zor nga izolimi social, depresioni, fajësia, turpi dhe pashpresa. /Periskopi

Shpërndaje në: