Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– Pini lëngje me pipa

Bëjini një nder vetes dhe mjedisit dhe pini direkt nga gota e caktuar për pijen. Nëse përdorni shumë pipat kur pini lëngje, do dukeni më të vjetër sesa jeni, thotë Joseph Cruise, kirurg plastik.

“Kjo bën që të krijohen vijat e vogla në fillim të buzëve në formë rrudhash,” shpjegon ai. Prandaj, zgjidhja është thjeshtë, pini direkt nga gota.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– Nuk mbani syze dielli

Është koha për t’u kujdesur më mirë për sytë tuaj, në mënyrë që ata të kujdesen për ju. Mbajtja e syzeve të diellit (edhe në ditët pa diell), jo vetëm që redukton shfaqjen e vijave rreth syve, por gjithashtu i mbron sytë tuaj nga sëmundje të rrezikshme dhe ndihmon në mbajtjen e një shikimi të mprehtë.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– Flini në një anë

Fjetja nga një anë, me fytyrën ngulur në jastëk, shkakton rrudha në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës. Ekspertët thonë se gjumi i drejtë, ku e gjithë shpina mbështetet në shtrat është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për t’u dukur gjithnjë të freskët.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– Qëndroni keq

Një qëndrim i gabuar devijon shtrirjen normale të shtyllës kurrizore dhe si rezultat, muskujt dhe kockat tensionohen. Këto dëmtime sjellin dhimbje dhe lodhje dhe shpesh, mund të shkaktojnë deformime të rënda të shtyllës kurrizore.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– Përdorni krem dielli vetëm me pushime

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Për t’u mbrojtur nga efektet e rënda të diellit, duhet të aplikoni krem mbrojtës edhe kur ditët janë të zymta e me re, sepse në këto raste bllokohet vetëm 20% e rrezeve UV, pra, rreziku është pak a shumë i njëjtë.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– Përdorni më shumë se duhet sistemin e ngrohjes

Përdorimi i tepërt i çdo lloj mënyre ngrohjeje që keni në shtëpi mund ta bëjë ajrin shumë të thatë. Kjo bën që edhe flokët dhe lëkura juaj të thahen e për pasojë, rrudhat do të shfaqen më shpejt. Përpiquni të mbani një ambient sa më neutral në shtëpi.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– I thoni vetëm “Jo” sheqernave

Tashmë të gjithë e dimë se sheqeri nuk është i shëndetshëm për ne, por po aq i pashëndetshëm është edhe stresi, prandaj, ndonjëherë, mund t’i lejojmë vetes disa “të ëmbla”, nëse kjo na bën të lumtur.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– Shikoni TV më shumë se duhet

Ekspertët sugjerojnë mos të kaloni shumë orë përpara ekranit dhe nëse jeni në shtrat, apo të ulur në tryezën tuaj, të ngriheni çdo gjysmë ore për të ecur.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

– Mungesa e gjumit

Të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Nëse nuk flini mjaftueshëm, jo vetëm që do dukeni dhe do ndiheni të lodhur, por edhe do shkurtoni jetëgjatësinë tuaj. Ekspertët sugjerojnë të shkoni në shtrat më herët nëse ndjeni se keni mungesë energjie, ngadalësi në të menduar dhe shtim peshe.

Nga syzet e diellit te pipat: Veset që po ju plakin para kohe

Burimi: The Healthy

Shpërndaje në: