Nga të shtënat me armë në Zveçan, policia tregon nëse ka të lënduar

Nga të shtënat me armë në Zveçan, policia tregon nëse ka të lënduar

Nga të shtënat me armë në fshatin Rudinë të Zveçanit, nuk ka persona të lënduar. I gjithë rasti, sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka  nisur në një aksion kundër kontrabandës të ndërmarrë nga policia dhe Doganat e Kosovës.

Gjatë një aksioni të Doganës dhe Policisë,  në një objekt, ku dyshohej se kishte mallra kontrabandë, janë dëgjuar të shtëna armësh.

Nga Policia e Kosovës është thënë se gjatë një aksioni të nisur nga Dogana, është gjetur një laborator për prodhim të narkotikëve.

“Gjatë aksionit është parë se nuk është vetëm fushëveprim i Doganës, por për Policinë. Aty është gjetur një laborator i narkotikëve”, deklaroi Hpti për RTKlive.

Ai ka treguar se gjatë aksionit janë dëgjuar të shtëna dhe se policia e ka identifikuar lokacionin prej nga kanë ardhur.

Kjo ka ndodhur në afërsi të vendit ku po kryhej aksioni dhe nuk ka pasur ndonjë të lënduar.

Shpërndaje në: